Paraqitja e “egër” në Grammy, Cardi B protagoniste

Për herë të parë Cardi B dhe Megan Thee Stallion kanë performuar hitin e tyre WAP në skenën e “Grammy Awards 2021”.

Dyshja u kujdeset që të bëjë skena mjaftë provokuese, ku shfaqja nisi duke dalë të dyjat të lidhura me njëra-tjetrën.

Cardi B dhe Megan Thee Stallion shfaqen lëvizjet më provokuese të kërcimit për performancën e tyre të parë në televizion, ku ishte pa dyshim një nga momentet më të paharrueshme të natës.

Megan Thee Stallioni mori çmimin për artisten më të mirë, duke e bërë atë reperen e parë femër që fitoi që nga Lauryn Hill, më 1999.

Ajo gjithashtu fitoi duke pasur edhe këngën më të mirë rap dhe performancën më të mirë.

Me trofeun “Savage” dhe fitoren e performancës më të mirë R & B për “Black Parade”, Beyoncé tani është artistja me rekord të të gjitha kohëve duke fituar 28 çmime “GRAMMY.”