Së fundmi është raportuar se ajo do të jetë paneliste në serinë e pestë të “The Masked Singer”.
Dhe Nicole Scherzinger ka treguar tashmë se nuk po pushon asnjë moment, duke zbuluar se po punon pa pushim, shkruan Daily Mail.
42-vjeçarja në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, ku shihet duke bërë gjënë më të preferuar.
Derisa ishte së bashku me të dashurin e saj, Thom Evans, Nicole nuk la pa theksuar tiparet e bujshme trupore.
Të tilla imazhe dyshja i kanë realizuar në palestër, derisa Thom shfaqi fizikun e tij të formësuar.
Zeshkania bëri edhe disa akrobacione, të cilat u komentuan tej mase nga ndjekësit e artistes.
Kujtojmë se Nicole dhe Thom kanë qenë duke shijuar romancën që nga viti 2019, ndërsa u takuan në edicionin e “X Factor”.