Reperi nga Ferizaj Buta, ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore.
26 vjeçari vazhdon të publikoi këngë, duke u admiruar nga mijëra ndjekës.
Së fundmi përmes disa imazheve në Instagram ai tregoi se është në lidhje dashurie, duke shijuar çdo moment pranë të dashurës.
I ftuar në emocionin “NIN”, reperi shpalosi më shumë detaje rreth lidhjes.
“Jam në lidhje dashurie që 3 vite. Jemi munduar ta mbajmë lidhjen sekrete, dhe të mos dalim si çift kudo në rrjetet sociale, për shkak se është jetë private dhe nuk dua që jeta publike me privaten të përzihen” tha ai.
“Nuk e kam mbajt sekret, kush është i qytetit tem me ka parë disa herë më të. Edhe ajo ka karrierë të vetën, ka plane të veta. Ne bashkëjetojmë dhe jam mjaftë i përkushtuar për lidhjen. Jemi shumë të kënaqur të dytë me ketë lidhje”, shtoi ai.