Ndahen mjete shtesë për punëtorët shëndetësorë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë, në vlerë prej 10 milionë euro, për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.

Poashtu, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se janë ndarë mjetet financiare për personelin shëndetësorë dhe mbështetës të cilët janë angazhuar në menaxhimin e pandemisë Covid-19.