Mitrovica nis fazën e dytë të aplikimit për 50 euro për qytetarët e prekur me COVID-19

Në Komunën e Mitrovicës ka nisur faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 eurove për të gjithë qytetarët e kësaj komune që janë prekur nga COVID-19 e që janë pjesë e listës së IKSHPK-së.

Në njoftim thuhet se aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar, andaj kërkohet nga qytetarët, të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh.

Postimi i plotë:

Njoftim nga Drejtoria e Shëndetësisë

Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.

Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare.