Së fundmi është raportuar se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi për shkak eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Ronaldo ka qenë cak i mediave këto ditë pasi është përfolur për një largim të mundshëm nga Juventusi.
E tani ka reaguar edhe trajneri i Zonjës së Vjetër, Andrea Pirlo, duke thënë se Ronaldo është në rregull.
“Ai është në rregull. Është normale për Cristianon që të dëshpërohet, sikurse gjithë të tjerët”, u shpreh ai.
“Thashethemet janë normale, ai është lojtari më i rëndësishëm në botë me Lionel Messin. Ai ka bërë një punë të madhe këtu dhe ka dëshmuar veten”, përfundoi trajneri.