Pasi mbeti jashtë Kuvendit reagon Meliza Haradinaj, thotë se do të zbulohet e vërteta

sh-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi mbeti jashtë Kuvendit  pas certifikimit të rezultateve sot nga KQZ.

Haradinaj-Stublla incizimin e publikuar nga Insajderi e ka quajtur “skemë kriminale e cila funksionoi dhe u tjetërsua vullneti qytetar pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”

“Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese kundër meje”, ka shkruar ajo.

Ajo i ka bërë thirrje kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi që të deklarohet pasi emri i tij përmendet në incizimin e publikuar nga Insajderi.

“I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR”, ka shkruar ajo.

SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI…

… për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Saturday, March 13, 2021