Bebe nuk i ka problem edhe paraqitjet pa grim.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha njihet si person pa komplekse.
Ajo shumë herë ka folur haptas lidhur me kilet e tepërta, po ashtu është shfaqur disa herë pa grim në publik.
Këtë e bëri edhe së fundi, teksa publikoi fotografi nga përditshmëria, ku shfaqet larg sharmit që e shohim shpesh.
“Në veturë e mërzitur. Pa makijazh. Ngërçet. Flokët super kaçurrela. PMS (sindroma premenstruale) më erdhi disi në depresion. Çkemi”, shkruan ajo.
Paraqitja e saj pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilëve iu pëlqen sinqeriteti i saj.
Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi ka publikuar këngën “Sacrifice”, andaj po e shijon suksesin e këtij projekti.