Fjolla Morina është takuar me yllin e Hollywood-it në Dubai.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina ka udhëtuar për pushime në Dubai.
Ajo dhe partneri i saj, Fisniku, kanë publikuar imazhe të shumta nga pushimet në Dubai, ku e gjithë vëmendja është tek artistja.
Në disa fotografi, Fjolla dhe partneri u shfaqën krah aktorit të njohur amerikan, Steven Seagal.
“Nga je? Nga Shqipëria”, shkruan Fjolla sipër njërës foto me aktorin e njohur.
Ndërsa, në imazhin tjetër krah Seagal, këngëtarja la fjalët “Ja bona zdravo u nal… ma boni nga je? I thash.. Shqipëria”.