Anxhelina bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo me paraqitjen e fundit.
Anxhelina Hadërgjonaj ashtu si shumë prej të famshmëve tanë, ka vendosur që të bëjë disa ditë pushimi në Ishujt Maldive.
Këngëtarja ka sjellë fotografi të shumta nga vendi ku po pushon, teksa merr vëmendje me fizikun në rroba-banje.
Njësoj veproi edhe së fundi, teksa u shfaq e veshur me bikini dypjesëshe dhe vuri në pah linjat e përsosura.
Anxhelina pozoi në pishinën e resortit ku po qëndron, ndërsa para saj kishte ushqimin e servuar për të.
“Këtu jam unë, duke shikuar punët e mia”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive atraktive.
Edhe këtë herë, ajo nuk tregoi se kush po e shoqëronte në pushime, edhe pse ushqimi shihet se është për dy persona.
Komentet e ndjekësve sipër këtyre fotografive të Anxhelinës ishin të shumta, pothuajse të gjitha pozitive.