z. Sahiti ka thënë se në kushte normale nuk do të flisja për këtë qështje, është tepër i parëndësishëm ai djalë që saher që flet me dal me e demantu, por po flas edhe kësaj rradhe.
“Ekzistojnë dëshmitarë që e faktojnë, e dëgjuat sot edhe ish-selektorin tonë z. Albert Bunjaku që e konfirmoi, ne Valonit i kemi bërë ofertë që rrallë kush mundet me e refuzu, ia kemi ofru shiritin e kapitenit që t’iu prijë djemve DARDAN, por, po e them për herë të fundit, ai ka refuzu, dhe me mirkuptimin tonë ai ka vazhduar me Zvicrën”.
Drejtori i ri i përfaqësueses së Kosovës gjithashtu është treguar i habitur se si ka guxim Behrami të flasë e të komentojë për taktikat e profesionalizimin ose jo të trainerëve, ai këtë gjë e ka bërë edhe më parë kur kishte vlerësuar lartë trainerin serb Sinisha MIhajloviq, por ne e kemi të pamundur që Valonit me ia bë trainer të Kosovës, Sinishën.
“Unë jam habit në fakt edhe me guximin e tij që të komentojë profesionalizmin apo taktikat e trainerit, e keni parë ai e ka atakuar edhe zviceranin Challands, një gjë të tillë kur ka vlerësuar trainerët e kishte bërë edhe më parë kur kishte thurrur lavde për serbin Sinisha MIhajlloviq, ndoshta ai po pret që ne ta emrojmë trainer të Kosovës atë apo dikë tjetër që i përfundon mbiemrin me “VIQ”, por na vjen keq, një gjë të tillë nuk mund ta bëjmë”, ka përfunduar Sahiti.
Më poshtë e keni edhe deklaratën e ish-selektorit të Kosovës, z. Albert Bunjaku përmes videos demanton Valonin dhe babain e tij, duke dëshmuar se ka vrapuar pas Valonit nëpër Zvicër e Angli, por ai e ka refuzuar Kosovën.