Këngëtarja shqiptare ka lansuar në kanalin Youtube versionin akustik të albumit.
Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, shkruan lajmi.net.
Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.
Ndërsa së fundmi ajo ka vendosur të ndajë versionin akustik të këtij albumi dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Këngët mund të dëgjohen në kanalin Youtube të këngëtares, ndërsa deri tani versioni akustik po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e këngëtares duke e komentuar pozitivisht zërin dhe talentin e saj.