Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë janë duke zhvilluar një aksion i cili ndërlidhet me procesin zgjedhor dhe keqpërdorimet me manipulimin e votave në QNR.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.Ai ka thënë se ky aksion është duke u realizuar me kërkesë të prokurorisë.Deri më tani nuk është konfirmuar nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar për këtë rast apo lokacioni i saktë se ku po zhvillohet aksioni.
“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, ka thënë Kelani.