Monday, November 25, 2024
Home INFO I vetmi vend në rajon pa vaksina antiCOVID-19, Zemaj thotë se Kosova...

I vetmi vend në rajon pa vaksina antiCOVID-19, Zemaj thotë se Kosova është shembull i menaxhimit të pandemisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim, megjithëse ende nuk dihet saktë kur do të arrijnë vaksinat antiCOVID-19.

Zemaj në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 tha se bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të gjithë ata që duhet të vaksinohen do të vaksinohen sipas planit të paraparë.

Ai tha se lidhur me sigurimin e vaksinës nuk është problem as buxheti, as angazhimi, as kontakti me prodhuesit apo përmbushja e kushteve dhe kritereve.

“Përderisa nuk jemi pjesë e OBSh-së, OKB-së e as BE-së nuk jemi fajtor që partnerët për furnizim me vaksina nuk arrijnë t’i realizojnë premtimet dhe zotime e veta, andaj përpjekjet tona nuk janë ndalë”, tha ai.

Ministri në detyrë më tej tha se Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksina dhe nevoja tjera për pandeminë, duke shtuar edhe 10 milionë tjera janë nga pjesa e rimëkëmbjes.

“Kemi qenë dhe mbetemi shembull i menaxhimit të pandemisë”, tha Zemaj, duke shtuar se kanë bërë më shumë se çdo shtet i rajonit.

“Të parët kemi lejuar edhe barnat klinike dhe përdorimin e plazmës….Kuadri shëndetësor është shembull i përkushtimit në nivel global”, tha ndër të tjera, Zemaj. /Telegrafi/