Rita Ora do publikojë në versionin akustik albumin “BANG”

Këngëtarja ka bërë publike se të premten do e lansojë versionin e ri të albumit të saj më të ri.

Përmes një postimi në Instagram, Rita njoftoi fansat dhe ndjekësit.

Albumi përmban vetëm katër këngë, njërën prej të cilave e ka sjellë me videoklip pak ditë para 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë videoklip Rita paraqitet edhe  me veshje tradicionale kombëtare e cila u komentua edhe nga mediat botërore.

Albumi i këngëtares 30 vjeçare përmban bashkëpunime me artistë të famshëm botëror si David Guetta, Imanbek, Guna e Khea.

Ndër të tjera, Rita shtoi se është tejet e gëzuar që do e lansojë versionin akustik.