Presidenti Ademi takon presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë, ja çfarë biseduan

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ndodhen për vizitë pune në Tiranë, të ftuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njofton FFK, transmeton GazetaGoli.com.

Me këtë rast presidenti Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, me të cilin kanë biseduar për projekte të përbashkëta dhe avancim të bashkëpunimit.

Krahas presidentit Ademi dhe z. Gravina, në Tiranë ndodhet edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Në darkën e përbashkët të cilën e shtroi presidenti Duka, krerët e katër federatave diskutuan format e partneritetit të mëtutjeshëm, derisa nesër do të mbahet takimi katërpalësh dhe më pas do të nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit.