Juventus po kërkon që të ri-ndërtojë skuadrën dhe do të diskutojë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij.
Tuttosport raporton se e ardhmja e portugezit është vënë në diskutim pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
36 vjeçari ka shënuar 20 gola në Serie A në 22 ndeshje dhe kontrata e tij me klubin përfundon vitin tjetër.
Eksperti i çështjeve të merkatos, Fabrizio Romano, ka thënë se Bianconeri do të ketë një takim me lojtarin për të biseduar rreth të ardhmes së tij.
Gazzetta dello Sport në anën tjetër thotë se Cristiano mund të mos jetë i lumtur te Juventusi, por gjithashtu nuk mund të gjejë ndonjë klub tjetër që i ofron atij të njëjtën pagë sikurse Zonja e Vjetër.
Ronaldo ka sjellë fitime në klub përmes reklamave, por për shkak të pagës së tij të lartë dhe pandemisë COVID-19, gjërat mund të ndryshojnë.
Ka shumë dyshime në kampin e Juventusit, por me shumë gjasa Ronaldo do të qëndrojë në klub të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.