Rita u shfaq provokuese në paradën e LGBTI.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e një kohë po qëndron në Australi.
Atje, artistja është angazhuar si gjyqtare në “The Voice”, ndërsa po merret edhe me disa aktivitete të tjera.
Së fundi, Rita ishte e pranishme në paradën “Mardi Gras” në Sidnej, ku performoi para një turme të madhe.
Për këtë paraqitje, këngëtarja shqiptare zgjodhi disa kostume të ndryshme, me të cilat mori akoma më shumë vëmendje.
Në fotografitë e fundit, Rita shfaqet e veshur me të brendshme e geta me lule, ndërsa sipër ka veshur një këmishë blu.
Në fotografitë atraktive, ajo vuri në pah fizikun, ndërsa thotë se është e gatshme ta bëjë sërish atë performancë.