Prishtina ka vazhduar me serinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës.
“Bardhëkaltërit” mposhtën në shtëpi FC Besën me rezultat të thellë 5 – 1.
Ishte Leutrim Abazi që realizoi pas 14 minutave lojë për të zhbllokuar rezultatin.
Endrit Krasniqi pas shtatë minutave dyfishoi shifrat, derisa Leutrim Kryeziu pastaj u përkujdes për të trefishuar rezultatin (28′), me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi më ndryshe, me Besën që shënuan të parët me anë të Sheqerollit (48′).
Por, vendasit nuk lejuan gabime duke realizuar golin e katërt përmes Gauthier Mankenda, i cili realizoi në portën e zbrazët (69′), derisa Albin Prapashtica siguroi fitoren (83′).
Prishtina me këtë fitore merr përkohësisht kreun e Superligës me 50 pikë të tubuara, derisa Besa renditët në fundin e tabelës me vetëm shtatë sosh.