Gjatë ditës mediat spanjolle raportuan se Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë i ka propozuar Federatës së Futbollit një protokoll skandaloz për organizimin e ndeshjes me Kosovën, që i takon kualifikimeve për Botërorin ‘Katar 2022’ ndaj Kosovës.
FFK ka reaguar menjëherë dhe ka thënë se nuk do të pranojë të luajë në asnjë rrethanë nëse nuk cilësohet si kombëtaret tjera të pranuara në FIFA dhe UEFA.
E ky reagim i FFK-së ka bërë bujë në mediat spanjolle. Gazeta e njohur AS e ka paraqitur në tërësi reagimin e FFK-së, derisa e ka vlerësuar atë si deklaratë të ashpër në drejtim të Federatës Spanjolle.
Tutje kjo gazetë thekson se arsyeja kryesore që Kosova nuk njihet nga Spanja është konflikti katalanas, derisa e ka cituar presidentit e Komitetit Olimpik të Spanjës, Alejandro Blanco se nuk ka asnjë problem që Spanja të përballet me Kosovën, pasi kjo e fundit pranohet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të sportit dhe se himni i saj do të tingëllojë dhe flamuri i saj do të valvitet.