Kim Kardashiani ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjithë këto kohë, pasi bëri kërkesë për divorc nga Kanye Westi në muajin shkurt. Ajo gjithashtu po merr vëmendje të madhe me paraqitjen e saj në episodet finale të “Keeping Up With The Kardashians”.
Në episodin që është publikuar dje, vihet re se pjesëtarët e familjes po diskutojnë përsa u përket problemeve të tyre.
Ndërkohë në klip shihet se Kimi do të flasë për martesën me Kanye Westin që tani është drejt fundit. Kjo paralajmërohet se do të transmetohet në episodin që do të promovohet së shpejti.“Ndihem dështake”, thotë Kimi një njërin prej klipeve.
Në një sekuencë të këtyre klipeve, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, shihet teksa qan dhe bërtet dhe me lot në sy i shkrun motrës së saj, Kendall Jenner. Bukuroshja në këto episode, vihet re se e ka ende unazën e martesës.
Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi nga letrat e divorcit arsyen e vërtetë të ndarjes së Kim dhe Kanye. Kim Kardashian ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago.