Infektologu Izet Sadiku është emëruar dje drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e kanë informuar për lajmi.net zëdhënësi për informim në QKUK.
“Ju konfirmojmë se drejtori i përgjithshëm e ka caktuar u.d drejtor Izet Sadikun”, është thënë nga zyra për informim në QKUK.
Vendimi për emërimin e Sadikut ka ardhur pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.
Sadiku mëherët ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së.
Ndërsa, kujtojmë që ish-ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante më 5 shkurt për arsye personale.