Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë diskutuar për punën dhe projektet që po i implementon kjo komunë.
Hoxhaj ka thënë se është i bindur se kryetari i Komunës së Drenasit, do ta vazhdojë qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve, pasi puna e Lladrovcit në nivelin komunal është vlerësuar, duke e shpallur Drenasin komunën me performancën më të mirë në nivel vendi.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramuz Lladrovci, e ka njoftuar Hoxhajn për të gjitha projektet që janë duke i zhvilluar në nivel lokal.
“E njoftova kryetarin për punët, për angazhimet, për projektet që i ka komuna dhe për projektet që është duke zhvilluar komuna. Ne dihet tash jemi komunë kampion për performancë, në zbatim të ligjit e në punë të tjera dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me kryetarin, me kryesinë dhe do të kemi takime edhe me ata që do të jenë kandidatë për kryetarë komunash, ku do t’i informojmë se si do ta bëjmë një platformë të përbashkët për punë të mira që do t’i kemi kryetarët e komunave të Partisë Demokratike të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë ai.