Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndalur dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënie apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.