Dua e përmbledhi javën në një video.
Viti 2021 për shumë prej artistëve në muajt e parë është pasiv, por për Dua Lipën nuk është e njëjta.
Artistja e nisi këtë vit me shumë angazhime në muzikë, po ashtu edhe me punë në disa kampanja për marka të ndryshme.
Dua do të performojë në ceremoninë e sivjetshme të “Grammy Awards”, listë në të cilën hyjnë emra të njohur.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga provat për përgatitjen e performancës së saj në “Grammy” dhe njëkohësisht edhe xhirimin e kampanjës për ujin “Evian” dhe “Vogue Magazine”.
Nga këto kostume, të bie në sy njëri prej tyre, ku Dua kishte zgjedhur ngjyrat kuq e zi dhe dukej atraktive.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 15 mars (e diel).
Ndryshe, Dua Lipa së fundi ka shënuar edhe një sukses të ri, albumi i saj “Future Nostalgia” u bë albumi më i transmetuar për javën e tretë me radhë, ani pse është bërë gati një vit nga publikimi i tij.