Daka për kërkesën e AAK-së për rinumërim: Për këtë vendos KQZ-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rinumërim të votave. Këtë kërkesë AAK e bëri edhe në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Anëtari i kësaj partie politike në KQZ, Ibrahim Selmanaj ka deklaruar se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit duke shtuar se hetuesia duhet të merret me secilin komisioner që kuptohet se bëri dallavere.

Tutje Selmanaj kërkoi nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorim.

Me këtë rast, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka tha se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja.

“Sa i përket rinumërimit total të propozuar nga Ibrahimi nuk mund të jap ndonjë mendim, ato janë çështje e KQZ-së dhe nëse merr përkrahje te KQZ-ja atëherë do të ndodhë”, deklaroi Valdete Daka.

Me kërkesën e parashtruar nga AAK-ja nuk janë pajtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët thanë se në rast se ndodh kjo atëherë I bie që i tërë procesi zgjedhor ka qenë i kriminalizuar.