E ardhmja e racës njerëzore është në rrezik. Prandaj, në përpjekje për ta gjetur një planet të largët për t’u kolonizuar, një grup i përzgjedhur i burrave dhe grave e ndërmarrin një udhëtim të gjatë në kërkim të kësaj të ardhme më të mirë.
Sidoqoftë, këta pasagjerë nuk janë të zakonshëm. Ata janë të gjithë të edukuar për inteligjencë e komfor dhe në dukje të parë janë krijuar për të mos vënë në dyshim asgjë që shohin ose dëgjojnë, apo asgjë që ata dëshirojnë të bëjnë.
Dashuria, seksi dhe ndejat shfrenuese, janë përjetime të reja për këtë grup njerëzish. Dhe kështu, jeta në anije bëhet e padisiplinuar dhe të gjithë banorët e saj duken të sunduar nga frika, pasioni dhe nevoja shqetësuese dhe e pangopshme për pushtet. Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ri me titull “Voyagers”, i cili vjen me skenar dhe regji të Neil Burgerit.
Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorët: Tye Sheridan, Lily-Rose Depp, Fionn Whitehead, Chanté Adams, Isaac Hempstead Wright, Archie Madekwe, Madison Hu dhe Colin Farrell.Pavarësisht se shumë filma planifikohet të shfaqen në ekranet e kinemave nga java e ardhshme, ky lloj i trilerit të ashpër është pikërisht filmi i duhur për ta shikuar në këtë kohë karantine, marrë parasysh se ngjarja e tij zhvillohet në një ambient të mbyllur dhe të izoluar.Tashmë janë publikuar sekuencat e para të filmit “Voyagers”, i cili fillon së shfaquri nëpër kinematë amerikane nga 9 prilli.