Simon Cowell dhe partnerja e tij janë rikthyer në Los Anxhelos.
Simon Cowell dhe Lauren Silverman janë fotografuar në një makinë së bashku pas fluturimit të tyre 11-orësh nga Londra, shkruan Mirror.
Çifti kaloi disa javë në kryeqytet me djalin e tyre shtatë vjeçar Eric, por tani janë kthyer në shtëpinë e tyre në Kaliforni.
Simon, 61 vjeç, u fotografua duke u parë i heshtur teksa ishte i ulur në pjesën e pasme të një makine me Lauren ndërsa po ktheheshin për në Malibu.
Ai dukej se ishte duke përtypur çamçakëz dhe maskën e fytyrës ia kishin tërhequr rreth mjekrës. Lauren u pa ulur pranë tij me syze dielli të errëta.
Gjatë qëndrimit të tyre, Simon dhe Lauren ishin fotografuar duke pasur atë që dukej si mosmarrëveshje gjatë një shëtitje me djalin e tyre Eric dhe një qen.
Një burim i afërt me çiftin i tha The Sun: “Simon dhe Lauren nuk kishin asnjë problem. “Ata janë më të lumtur se kurrë”.