Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona.
Në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të masave abtiCOVID-19.
Ndërkohë që në vend aktualisht janë 9 mijë e 782 raste aktive me COVID-19.
Kurse, numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi e deri më sot është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes