Pas dyshimeve për manipulime, fillon rinumërimi i votave në QNR

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i është kthyer sërish punës gjatë ditës së sotme pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në QNR pak më parë ka filluar rinumërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë, ankesat e të cilëve janë aprovuar nga PZAP.

Ndërkohë në Qendrën për Numërim dhe Rezultate edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë hetuesit policorë.

Përndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka bërë të ditur sot se ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-në për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.