Trajneri Jurgen Klopp ka hedhur poshtë mundësinë e zëvendësimit së Joachim Low te Kombëtarja e Gjermanisë.
Loë njoftoi se do largohet nga stoli i trajnerit gjatë verës pasi të përfundojë Evropiani 2020, duke i dhënë fund aventurës 15-vjeçare, ku fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2014.
Një ndër pasuesit, është shikuar Klopp, por ky i fundit nuk është i interesuar.
“A jam i lirë për stolin e Kombëtares së Gjermanisë gjatë verës? Jo, nuk jam i lirë në verë ose pas verës. Kam tri vite kontratë me Liverpoolin. E thjeshtë, kur nënshkruan kontratë duhet t’i qëndrosh besnik dhe kjo është e gjitha”.
“Joachim Low ka bërë punë të pabesueshme. Jam i sigurt se Federata Gjermane do gjejë zgjidhje të mirë”, tha ai.
Hansi Flick së fundmi është duke u shikuar si opsion, se bashku me Arsene Wenger dhe Ralf Ragnick.