Kryeministri në detyrë Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Pavarësisht kësaj, Hoti nuk ka emëruar zëvendësuesin e saj, e që sipas një njoftimi për media kjo pritet të vendoset gjatë ditëve në vazhdim.
“Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.