Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, z. Besnik Tahiri.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Përpos kësaj e njëjta dha dorëheqje edhe nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e së cilës ishte për vite me radhë.

Por pas dorëheqjes së Meliza-Haradinaj Stublla Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet pa drejtues.

Pritet që me të pranuar dorëheqjen e saj, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti të emërojë njërin nga zv/ministrat në krye të kësaj ministrie.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se ….

Ndryshe MPJD ka tre zv/ministra, Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj.

Meliza Haradinaj-Stublla ishte një ndër personalitetet më të përfolura gjatë ditëve të fundit për shkak të publikimit të disa video-incizimeve të publikuara ku bashkëshorti i saj, Dardan Stublla dyshohet se manipuloi në arritjen e votave për të.

Së fundi dorëheqje dha edhe Hykmete Bajrami e cila drejtonte Ministrinë e Financave. Bajrami pati deklaruar se dorëheqja e saj vie për arsye personale.

Njësoj pati vepruar muaj më parë edhe Blerim Kuçi, i cili ishte në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Kuçi i AAK-së u zëvendësua në këtë drejtim nga zv/ministri i atëhershëm Muharrem Nitaj.