Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në ditën e gruas për numrin e grave që do të jenë ministre në Qeverinë e re.
Kurti ka deklaruar se kjo ditë duhet të na kujtojë sa duhet të punohet për gratë.
“Kjo ditë duhet të na përkujtojë se duhet të punojmë për ditë për gratë”, ka thënë ai.
Shefi i LVV-së ka treguar edhe për numrin e ministreve që do të jenë në Qeverinë e re.
“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, shtoi i njëjti teksa përmendi kuotën gjinore në Kuvend të Kosovës.
“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti.