Pak para se të nis rinumërimi i votave, hetues të Policisë në QNR

Pas pak pritet fillimi i procesit të rinumërimit të votave me postë dhe me kusht në Qendrën për Numërim dhe Rezultate të KQZ pas vendimit të PZAP për rikthimin në numërim të votave për të cilat dyshohet se ishin të manipuluara.

Në procesin e rinumërimit, që do të fillojë shpejtë, shihen hetuesit e policisë së Kosovës.

Hetuesit e policisë tashmë kanë ardhur në Qendren e Numërimit të Rezultateve, ku po i marrin dëshmitë e nevojshme rreth procesit të numërimit.

Ata pritet të vëzhgojnë procesin e rinumërimit të votave në  QNR.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj dhe Albena Reshitaj për rinumërimin e votave.

Por i njëjti panel refuzoi kërkesën e Jetlir Zyberaj e Meliza Haradinaj për rinumërimin e disa kutive.

E PZAP anuloi në tërësi votat e partisë të Ardiana Hoxhiq.