Kris Jenner tregon se kur do të fillojë sezoni i ri “Keeping up with the Kardashians

Kris Jenneri po kalon një javë mjaft të ngarkuar.

65-vjeçarja po arrin të mbrojë veten nga Covidi, duke u shfaqur në çdo vend me maskë.

Teksa bëri një reklamë në LA, ajo u shfaq e veshur me kostum të zi dhe bluzë të bardhë.

Ajo dha një lajm të mirë, duke treguar se së shpejti do të transmetohet premiera e serialit të tyre.

“Vetëm pak ditë na ndajnë nga sezoni i ri i “Keeping Up with the Kardashians”. Ky sezon, do të nisë të enjten, më 18 mars”, u shpreh ajo.