Këngëtarja shqiptare i ka dedikuar një këngë nënës së saj të cilën e ka prezantuar sot me 8 mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Adelina Emini ka lansuar projektin me videoklip teksa shfaqet edhe nëna e saj në disa sekuenca.
“Nanës”, mbanë emrin kënga e re e artistes shqiptare.
Tekstin e ka shkruar këngëtari Lindon Berisha, ndërkohë që për muzikën është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.
“Nëna, ka qenë jo vetëm fjala e parë, por edhe melodia e shpirtit im. Nëna, më ka lumturuar jetën me ninulla, e çdo varg i saj ka qenë prehje për zemrën time. Nëna është motivi im për jetë, e vetë jeta përmblidhet me emrin nënë. Por, padyshim kënga ‘Nanës’ është më e veçanta që kam kënduar ndonjëherë dhe dedikimi im për të. Faleminderit nënë”, ishin fjalët e Adelinës pas lansimit.
Projektin e këngëtares mund ta dëgjoni në platformën sociale YouTube.
Ndryshe, kjo është kënga e parë e Adelina Eminit publikuar për vitin 2021.
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë këshilla për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), gjatë qëndrimit aty.
Ai ka thënë...
Feti Demoli kryetar i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër bashkë me kryesinë janë duke zhvilluar aktivitet tejet mbështetës dhe produktiv për...