Vesa Luma thotë se këto gjëra të bukura ia kujtoi pandemia

Vesa Luma përmbledh kujtimet më të bukura gjatë pandemisë.

Këngëtarja e njohur Vesa Luma prej kohësh jeton dhe vepron në Zelandë të Re, bashkë me bashkëshortin dhe djalin.

Ajo po e shijon qëndrimin në atë vend, teksa shumë shpesh ndan imazhe nga vendet që i viziton me familje.

Në videon e fundit, këngëtarja ka përmbledhur disa prej momenteve më të bukura që ajo me Gerin dhe Lianin i kaluan gjatë kësaj periudhe.

Vesa përmes videos tregon se si i kaluan pushimet e verës në Zelandë, e që thotë se këto gjëra të bukura ia kujtoi pandemia.

 

Keto gjerat e bukura qe na kujtoi pandemia❤️“, shkruan ajo

Artistja ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë me këngë të reja.