Është treguar efikas për fytyrë, qafë dhe gjithë trupin.
Fjala është për miellin e misrit dhe jogurtin, kombinimi i të cilëve është efikas për lëkurë të kuruar, të butë dhe të shkëlqyer.
Eliminon qelizat e vdekura, ushqen dhe hidraton lëkurën më mirë se produktet e shtrenjta kozmetike.
Për këtë piling shtëpiak ju nevojiten vetëm tre minuta kohë.
Përbërësit (për gjithë trupin):
∙ 2 lugë miell misri
∙ 1 jogurt.
Përgatitja:
Përzieni përbërësit derisa të krijohet si pastë. Qiteni në lëkurë të njomur me lëvizje rrethore.
Pilingun mund ta përdorini para dhe pas dushit.
Nëse ju pengon aroma e butë e jogurtit, e cila do të mund të qëndrojë në lëkurë, pilingun përdoreni herën e parë.
Pasi që ta shpëlani, përdorni mjetin e zakonshëm për dush.
Efektet e këtij pilingu ushqyes – do të keni lëkurë të butë, të shkëlqyer dhe delikate disa ditë.
Pilingun bëjeni një deri në dy herë në muaj, nëse keni lëkurë të thatë, ndërsa për lëkurë të yndyrshme përdoreni më shpesh, 1 – 2 herë në javë.