Rita do të performojë në paradën e komunitetit LGBTI në Sidnej.
Artistja shqiptare me famë botërore po vazhdon angazhimet e saj gjatë qëndrimit në Australi.
Këngëtarja së fundi kishte paralajmëruar që do të performojë në paradën e LGBTI “Sydney Mardi Gras”.
Ajo tashmë është gati për këtë performancë dhe ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskena, para performancës.
Rita kishte zgjedhur të vishej me një kostum shumëngjyrësh, i cili ia theksonte linjat trupore, ndërsa në njërën pjesë vuri në pah këmbën.
Ajo po ashtu zgjodhi që të grimohej plot shkëlqim, ndërsa u shpreh se pret me padurim këtë performancë.