Drake nxiti këto thashetheme teksa ‘goditi’ Kanye West në këngën e re “Wants and Needs”.
Drake po i shton zjarr çështjes së Kim dhe Kanye, shkruan Daily Mail.
Reperi 34-vjeçar bëri që fansat të flisnin për një lidhje të përfolur me Kim Kardashian pasi publikoi këngën e tij të re Wants and Needs të premten.
Ai vuri emrin Kanye West në vargjet: “Po, unë ndoshta duhet të lidhem me Yeezy, kam nevojë për mua ca Jezus, por sapo fillova të rrëfej mëkatet e mia, ai nuk do të na besonte”.
Kënga, e lëshuar si një nga tre pjesët e EP-it e tij të ri “Scary Hours 2”, është kapitulli i fundit në ‘beefin’ e vjetër të Drake me reperin 43-vjeçar.
Edhe pse Drake nuk e përmend kurrë Kim me emër në këngë, rrjetet sociale menjëherë filluan të gumëzhinin se artisti kanadez po i referohej një lidhje të mundshme me yllin 40-vjeçar.
Një ndjekës shkruan “Drake në thelb e pranon se ai e ndau Kimin nga Kanye”.