Daut Haradinaj publikon një fotografi të paparë deri më tani nga Prekazi i vitit 99

Ish shefi i grupit Parlamentar, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së kujton luftën e fundit të Kosovës.

Ai nëpërmjet një fotografie që ka shpërndarë në Facebook, ka kujtuar luftën e fundit që u zhvillua në vend. Foto kjo e realizuar në vitin 1999 në Prekaz, ku të veshur me uniformën e UÇK-së shihen Daut Haradinaj së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Rifat Jasharin dhe disa nga bashkëluftëtarët e tyre.