Xheri e mërzitur për Cekën: Do të më mungosh shumë

Vdekja e Fikrije Ukellit-Cekës, e ka mërzitur prezantuesen e njohur televizive, Xheraldina Vulën. Me një shkrim në Facebook, Xheri ka kujtuar Cekën si një profesioniste të madhe të kuzhinës.

“Ceka na la. Partnerja ime e Diçka Po Zihet per 15 vjet me radhe nuk e perballoi sulmin e tmerrshem te kovid-19. Kuzhina televizive shqiptare kurre me nuk do te jete njesoj pa ty Ceko. Ke vene themelet e nje kuzhine fantastike sa tradicionale aq dhe moderne.

Librat e tu jane ne cdo shtepi aty ku deshirohet te hahet mire. Do te me mungosh shume Ceko” shkruan Xheraldina Vula në postim.