Këngëtarja me famë botërore, Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, kanë përfunduar procedurën e divorcit dy vjet pas ndarjes.
32-vjeçarja dhe 46-vjeçari tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorte ndërmjetës për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarësh gjatë procedurave gjyqësore.
Ndërkohë këngëtarja e famshme dhe CEO i bamirësisë zbuluan se nuk ishin më bashkë që nga prilli i vitit 2019. Dhe pesë muaj më vonë, 32-vjeçarja paraqiti dokumentet për divorc në gjykatë.
Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adeles, që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj. Çifti është prind i një djali 8-vjeçar, Angelo, e ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tij.
Kujtojmë se Adele filloi të takohej me Simonin më 2011 dhe në tetor të vitit 2012, ata u bënë prindër për herë të parë. Ata u martuan në fshehtësi në vitin 2016.