Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka ironizuar me rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Rugova ka ironizuar që së bashku me Behgjet Pacollin kanë arritur 12.6% dhe se pa të do të ishte rezultati edhe më i vogël.
Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!