Komuna e Prishtinës deri më tani ka rimbursuar me nga 50 ose 100 euro, 7 mijë e 930 persona, ndihmë kjo në kuadër të Pakos për qytetarët e infektuar me Covid19.
“7930 persona deri më tash janë rimbursuar me 50 ose 100 euro nga komuna e Prishtinës deri më datën 18 shkurt”, thuhet në përgjigjen e komunës për IndeksOnine.
Tutje, Komuna e Prishtinës bën me dije se janë edhe 1mijë e 884 persona në pritje të disbursimit të mjeteve.
Sipas të dhënave për shumën e lartpërmendur kanë aplikuar 22 mijë e 600 persona.
“22600 persona deri më tani në total kanë aplikuar. Nga këta – 19781 janë nën moshën 65 vjeq, dhe 2819 janë prej moshës 65 vjeç e më shumë”.
Ndërkohë që shuma totale e disturbuar deri më tash është 467 mijë e 100 euro.
Ndërkohë që vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me Covid19 gjithësej 233 raste