Rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje merr 49.95%

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga KQZ është bërë e ditur se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 49.95% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës arriti të mbledhë 16.9% të votave, transmeton lajmi.net.

Lidhja Demokratike 12.64% kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 7.78%.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi këto zgjedhje anipse Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidojë, ndërsa PDK kandidoi me u.d të kryetarit, Enver Hoxhaj pasi mungonte Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës mori një rezultat prej 12.64%, me kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti.

AAK nuk pati ndonjë rezultat shumë më ndryshe nga herat e kaluara, ku pa kandidat për kryeministër mblodhën 62 mijë e 111 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun në zgjedhjet e 14 shkurtit.