Ajo është njëra nga moderatoret më të pëlqyera në trojet shqiptare.
Fjala është për Marina Vjollcën, e cila merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe e video në rrjete sociale.
Biondja kësaj radhe ka shpërndarë dy fotografi në llogarinë personale, Instagram, teksa vjen e mahnitshme në pozat që ka realizuar.
E veshur në një ‘bodysuit’ të zi e me një xhaketë rozë, 30 vjeçarja duket në top-fromë.
Dukjen e ka kompletuar me një palë syze të veçanta, ndërkohë që nuk munguan as komplimentet nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Marina në anën tjetër po vazhdon punën në ekran si autore e emisionit “Klanifornia”.