Një person ka vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Në aksident janë përfshirë pesë automjete civile.
“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta. Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanta”, tregon Gjurkaj.