Meghan: Pallati Buckingham ka shpifur kundër meje dhe Princ Harryt

Meghan dhe princi Harry kanë marrë pjesë në një intervistë të Oprah Winfrey.

Ata kanë shprehur të gjitha pakënaqësitë e tyre gjatë rrugëtimit në pallatin mbretëror.

Pas kësaj deklarate Meghani ka diçka për të shtuar.

“Unë nuk e di se pse ata prisnin që ne të heshtnim pas gjithë kësaj kohe, kur ata luajnë një rol aktiv, duke bërë gënjeshtra për ne. Dhe nëse rrezikojmë të humbasim gjëra pas kësaj deklarate, ne kemi humbur shumë pas largimit nga pallati”.

Kujtojmë, intervista është regjistruar muajin e kaluar dhe do të transmetohet të dielën mbrëma në SHBA në një orar dyorësh, Oprah me Meghanin dhe Harryn./Indeksonline/